E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosova e pavarur dhe ora e pahumbur e presidentit Bush

Këto ditë përfaqësues të Fushë-Krujës po përpiqen për të rivendosur nderin e nëpërkëmbur nga shpifja për “orën e humbur”.Pra “historia e orës” siç duket do të vazhdojë.
Tashmë është e njohur për të gjithë pritja që populli i Fushe-Krujës i bëri Prsidentit amrikan George W Bush, ashtu sikurse edhe “historia qesharke e orës së humbur”, sic e cilësoi atë vetë Presidenti Bush.(Kushedi sa herë Presidenti Bush ka thënë me vehten e tij: “Oh my God. what is this?...”) Ndonse është bërë e qartë se ora e Bushit nuk humbi dhe as nuk u vodh, në fakt një gjë e padëshëruar nga ne, atë dite ka ndodhur. Po cfarë ka ndodhur ateherë? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje do të më duhet të shpjegoj për lexuesin e nderuar termin “orë e vdekur” që kam përdorur që në titull të këtij shkrimi.

Kuptimi i fjaleve : “Orë e Vdekur”

Sipas mitologjise popullore çdo njeri ka një “orë” të veten që është një kopje e padukshme e njeriut dhe që qëndron si roje besnike, duke u kujdesur për çdo veprim të njeriut që përfaqeson, për të mos e lënë atë që “të rreshqasë” në gabime , biles duke siguruar edhe ruajtjen e jetës së tij. Për më tepër, sipas mitologjise, me parë vdes njeriu, dhe më pas vdes edhe “ora e tij”. “Orët e malit” është sinonim i fjalës “zanat e malit”. Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i Akademise së Shkencave , “zanat e malit” përshkruhen si figura të besimeve popullore shqiptare, vajza të bukura që jetojne në male dhe që ndihmojne trimat, por që kanë fuqi edhe për të ndëshkuar, duke shituar, prej nga ka dalë edhe shprehja “të shitoftë zana”. Në fakt, ndonëse shprehja “zanë e malit “ është sinonime me “orë e malit”, kur është fjala për të treguar perfaqësimin e një njeriu konkret nga këto figura mitike, përdoret shprehja “orë e malit”,ose thjeshte “Ore” aq sa për njerëz të caktuar që janë të fuqishëm dhe natyrisht figura të pëlqyeshme nga populli thuhet se p.sh. “x” e ka “orën e madhe”, ose “y “, me këto të keqia që ka bërë tregon se i ka “vdekur ora” etj të kësaj natyre. “ Të vdekte ora” ka qënë një ndër mallkimet më të ashpra që mund të përdorej. Këtej e kanë burimin edhe shprehjet “ora e shtëpise”, “ora e fisit” etj.

Fushë-Kruja si Nderi i Kombit

Le te vijme tek ngjarja. U tha që humbi apo u vodh ora e Prsidentit Bush në Fushë Krujë. Për të përgenjeshtruar këtë Presidenti u detyrua të dalë vetë në konference shtypi në Uashington; edhe kjo një ngjarje e paprcident në botë. Kështu duke patur parasysh se tashmë gjitçka është sqaruar del e qartë se me 10 qershor 2007, nuk ka humbur ora e Bushit në Fushë-Krujë por ka “vdekur ora “ e gazetarit që shpifi këtë lajm të shpifur. Dheja përse:
Populli i Fushe-Krujes me këtë pritje nderoi gjithë Shqiperine. Eshtë e qartë se kështu do të bënte edhe populli i Tiranës, dhe në fakt e bëri duke qëndruar gjithe kohën në pritje për ta përshëndetur Presidentin, siç do të bënte çdo qyetet apo fshat tjetër i Shqiperise, por për arsyet protokollare dhe arsye të tjera që dihen u detyrua të qëndroje “më në distancë”.Jo vetëm kaq por me këte Fushë Kruja realizoj edhe dëshirën e gjithë shqiptareve kudo në botë, edhe të atyre që jetojnë në SHBA dhe që Presidenti Bush është President i tyre; ajo realizoj edhe deshirën e kosovarëve që kishin ardhur nga ana e anës për të përshendetur Presidentin amerikan. Ja pra që me pritjen që beri Fushë-Kruja nderoi gjithe kombin dhe me të drejtë mund të themi se me datën 10 qershor 2007, Fushë-Kruja ishte Nderi i Kombit. Atëhere si mundet që një gazetar të sajojë një histori të tillë duke u përpjekur për të deformuar këtë ngjarje të madhe? Sigurisht sepse atë ditë atij i “ka vdekur ora” , sepse perndryshe “ora” e tij nuk do ta lejonte të bënte një maskarade të tillë.

Kosova e Pavarur - ngre peshë zemrat e shqiptarve.

Gjithë ata njerëz, të rinjë e të reja, të moshuar etj që e përqafuan me aq dashuri Presidentin Bush, mos vallë kanë menduar se në këtë mënyrë ata do të zgjidhin ndonjë hall të tyre personal, do të shtonin pensionet apo rrogat, do të gjenin ndonjë vënd pune, apo do të siguronin ndonjë “plaçke” si puna e orës?!!... Jo or jo. Ata as që kanë menduar gjëra të tilla. Jam i bindur se ata nuk e kanë vrarë mëndjen kaq shumë as për pranimin në NATO, megjithese kjo përbën një objektiv madhor të shtetit tonë. Fundja për të hyrë në NATO ka edhe shtete të tjera që luftojnë. Por atë ditë për këta njerëz si për gjithë shqiptaret kishte një gjë krejt të vecantë, ishte KOSOVA. Deklarimi i Prsedentit Bush “Kosovo will be indipendent” (Kosova do të jetë e pavarur), ngriti peshë zemrat e njerezve. Ishte hera e parë që kjo gjë thuhej kaq qartë dhe jo nga një analist që ne i kemi gjithfarësh, as nga një kryetar shteti në fund të botës , por nga vetë Presidenti Amerikan. Jam akoma i habitur se si mundet në një ditë të tillë që është pak ta quash historike, të ketë mëndje që kërkon si lajm faktin se ka humur ose është vjedhur një ore, edhe sikur kjo gjë të ishte e vertetë. Por kjo ka ndodhur pikërisht sepse këtij lajmësi atë ditë i ka “vdekur ora” sepse po ta kishte “orën” gjallë, ajo nuk do ta lejonte atë të bënte së paku një budallëk të tillë.

Fushëkrujasit atë ditë jo vetëm manifestuan, jo vetem gëzuan por ata edhe “luftuan” në mënyrën më të fuqishme të mundeshme për ceshtjen kombëtare, për Kosoven. Ata nuk përdoren armë sepse nuk ishte koha e tyre, por përdoren duart e tyre te pastra, fytyrat e qeshura, tonet gazmore, dhe gjithe cilesitë më te mira njerezore, për të treguar se çfarë kombi jemi, se pjese e këtij kombi paqësore dhe njerezore janë edhe vellezërit tanë kosovar të cilëve Presidenti Bush u premtoi pavaresinë. Dhe përballë këtyre cilësive të shkëlqyera njerezore shqiptare, lajmësi-shpifës na ka vënë vesin më të poshtër : atë të vjedhjes. Si është e mundur? Sigurisht sepse atij i kishte “vdekur ora” sepse po ta kishte “orën” gjallë ajo nuk do ta lejonte kurr atë të bënte këtë kundërshti te pashëmbullt.

Në jetën e përditeshme na duket sikur historia nuk ka të bëjë me ne , por në fakt ne e jetojmë përditë histiorinë.Histori kanë bërë në shekuj shqiptaret kur kanë luftuar për liri e pavarësi; histori kanë bërë shqiptarët edhe kur pritën në shtëpitë e tyre qindra mijëra vëllezer kosovar etj, por unë nuk nguroj të them se histori bëri edhe Fushë-Kruja me 10 qershor, duke përfaqësuar denjëisht si shqiptarët e shqipërisë, ata të akosovës dhe kudo qofshin.
Tashmë duket që pavaresia e Kosoves nuk do të jetë e largët. Dhe ditën e pavaresisë nuk do të festojnë vetëm shqiptaret kudo ku janë mbi dhe, por do të “ngrihen” edhe ata që janë nën dhe, për të festuar së bashku sepse edhe ata për këtë qëllim, ose kanë dhënë jeten ose kanë luftuar ose kanë vdekur me merak në zemer. Po ky lajmësi ynë i “orës së vjedhur” ku do të jetë; mos vallë do të sajojë ndonjë lajm tjetër “origjinal” më mashtrues dhe më turbullues?! Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë kjo, por edhe ai do të jetë bashkuar me“rrymën” pozitive për realizimin e aspirateve shekullore të shqipetareve.

Postscriptum.

Në këtë shkrim, unë kam folur në numrin njëjës për lajmësin e “orës së humbur”, megjithese është e qartë për këdo që në formulimin dhe dhënjen e një lajmi të tillë kanë marrë pjesë së paku disa vetë. Por qëllimi im ka qënë që ta zvogeloj sa të jetë e mundur këte ngjarje mjaft negative, e papecident dhe qesharake, të zvogeloj numrin e personave që sajuan atë sepse është në të mirën e Shqipertisë që të ketë sa më pak dhe mundësisht asnjë shqiptar “orëvdekur”, që të dalë me çfardo lloj mënyre kundër vendit të tij dhe aspirateve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›