E Hënë, 2 Nëntor 2026

Luftë për mbi jetese, ku si jastëk përdoret vdekja....

E dhimbshme, por e vertet nje ngjarje qe ka ndodhur pak dite me pare ne kryeqytetin tone, ku nje pjese e nje shkolle eshte shembur plotesisht tek po restaurohej,dhe nen germadha kane mbetur dy punetore te nje firme,e cila vetem sa ekziston ne procedurat e ministrise se arsimit ku kjo e dyta vetem sa ka dhene lejen kesaj firme ku nuk njihet as nga dhoma e bizneseve ne kryeqytet, as nga shoqatat e ndertimit.
Firma fantazem me emrin "Theos", tek ka punesuar disa njerez sic duket pak i ka interesuar nese ata dine apo kane ndonje fare njohurie mbi ndertimet, vetem sa ka dashur njerez ne te "zeze", sa per te mos deklaruar taksat, nje fenomen i cili nuk ndodh vetem tek kjo firme por po te thuash ndodh rendomte ne cdo vend punesimi.Nje "dashuri" e perhershme e punedhenesit per te fituar sa me shume.
Tek kerkoj ne internet mbi kuptimin e emertimit te kesaj firme, e cila nuk me tingellon ne gjuhen qe flas, gjej se kjo fjale perdoret ne nje insitut kerkimesh teologjike e cila merret dhe me zhvillimet socialo-politike te kohes, por bashke me te gjej dhe nje kuptim te motshem te kesaj fjale e cila perdoret ne kuptimin, "lindja e zotit", ne gjuhen kishtare te fqinjve tane jugore grek, dhe mendja me vete vetem tek nje perfundim dhe them ashtu ne heshtje; Ja dhe nje "dashuri" tjeter qe na vjen nga fqinjet tane, qofte dhe me emrin fantazem,pa ditur se kush jane.
Po cfare rendesie ka tani me, dy jete jane shuar, dy njerez nuk jetojne me, dy te dashur te familjeve te tyre nuk do jene si cdo nate prane tyre,si para dy diteve.Ata ishin nisur ne mengjesin e dites se merkure per te sjell ne shtepite e tyre jo pasurite e pafundme, as luksin qe kane disa "zoterinje", por vetem e vetem per te fituar buken e gojes, qe dhe ata te mundnin te jepnin dicka nga vetja e tyre familjeve.
Te duket tek shkruan ato qe ke pare dhe degjuar si nje ngjarje e vjeter, e nje epoke tjeter ku njeriu vertet ishte skllav, dhe jeta e tjetrit nuk vlente as nje grosh ne syte e "zotnive". Por jo ! Ky eshte rituali e perditshem i sa e sa njerezve, sa e sa familjareve, qe prej shume e shume vitesh sorrollaten me trasten e bukes nen sjetull, here tek "Partizani i panjohur" e here tek "Zogu i zi", here tek "Stacioni i trenit" e here tek "Stadiumi Dinamo", per te gjetur ndoj dite pune, sa per te mos shtrire doren e tyre te turpit e per te thene; "Ma fal nje lek zotni".
Nje nderrim sistemesh i pa kuptimte, i cili me shume se nje nderrim formash politike, ka ç'orjentuar jeten e shqiptarve prej 17 vitesh,dhe i ka bere ata qe te fitojne nje pasuri per te nesermen, nje dileme per te ardhmen, zgjidhja e te ciles qendron here ne sirtaret e burokracise zyrtare, here ne pa aftesite menaxhuese te drejtuesve,e lidhur kjo ngushte me deshiren per pasurim te pa ndershem te tyre, gje e cila qendron si "trekembesh" mbi kokat e te pa fajshmeve.
Gabimet e filluara qe heret, nga nje deshire shtazarake per te permbysur gjithcka te mire e te keqe, sepse kete e kishin lene "ata", ku dhe "ata" kishin folur shqip, beri qe dhe ajo pak pjese e ekonomise qe punonte te pesonte nje shkaterrim total, nen parullat famekeqe se vendi do pesonte nje progres te pa ndalshem, nen enderren e dikurshme se po vinte dita te hanim me "lugen e florinjte", ne rruge te pa pune u hodhen me mijera vete, te cilet me vone do pesonin zhgenjimin e enderres se pa realizueshme, dhe dale e nga dale ata do mesonin te zinin trotuaret,me syte e kthyer nga rruga, per te pritur shpetimin, sic pret nje marinar ne detin e hapur per te pare ujerat qe do i drejtojne drejt bregut.
Dhe ata qe projektuan skemat e ndryshimit jane po aty, vetem sa nderrojne karriget, sa per te mos thene se jemi te dashuruar me to, dhe ne te vertet ata "adhurojne" cdo gje qe i lidh me postin.
Ata qe rendomte ne i quajme politikane, por ne te vertet me shume te ngjajne si "matrapaze pushtetesh", nuk bejne gje tjeter vetem se ne cdo fatekeqesi qe u ndodh "sokrateve" qe sakrifikohen, nxjerrin nga xhepat e tyre masken e hipokrizise dhe fillojne nje lloj vajtimi te tipit krokodil, sa per tu hedhur hi syve te tjerve qe presin ne heshtje, apo ndofta nen heshtjen e tyre mallkojne.
Askush nga keto "vajtojes" hipokrit nuk kujtohet qe te marre mundimin per tu krijuar sado pak kushte minimale jetese njerezve ne nevoje, popullit ne pergjithesi, per te cilet thone se flasin ne emer te tyre, por nuk shohim vetem se mashtime nga mengjesi deri ne darke.
Keto zoterinje qe kapardisen duke u sjellur ane e kend globit, "per te miren e popullit te tyre", i cili fillon nga xhepi dhe mbaron tek portofoli, nuk denjojne as te ulen qofte dhe per nje moment nga makinat luksoze, per te bere ca metra ne kembe neper qytet, per te pare ate qe katandisin cdo dite dhe me shume. Kete ata nuk e bejne jo nga frika se do perballen sy me sy me vuajtjen, por kane frike se cdo hap qe mund te bejne drejte te vertetes do filloje tu nxihet fytyra, dhe ndoshta kembet do i tradhetojne ekuilibrin qe mbajne.
Askush nga qeveritaret nuk ka denjuar e nuk denjon te perballet me te verteten e frikshme te nje realiteti, te nje symtesie qe sillet neper shume e shume familje shqiptare qe vuajne per buken e gojes, dhe sakrifikojne deri ne vdekje per nje kafshate buke,qofte dhe te thate.
Cdo qeveri ka heshtur per te formuluar ligje reale per te mbrojtur jeten e cdo qytetari, sepse ajo nuk vjen cdo dite, por vjen vetem nje here dhe iken vetem nje here, dhe pa kthim.
Politikanet tane heshtin, dhe me heshtjen e tyre cdo dite marrin nga nje mallkim zemre te "sokratit" te sfilitur, dhe bashke me heshtjen e tyre historia shpalos fletet e saj, ku shkuan me te zezen mbi te bardhe; "Per shtatembedhjet vite ishit dhe jeni turpi yne".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›