E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pavarësia, kur të shkrepë pushka e xha Musait

Më mirë se asgjë tjetër, kjo histori e shpjegon situatën në të cilën gjendemi sot dhe pritjen e qytetarëve të Kosovës për pavarësinë. Se a do të shkrepë pushka e “mixhës Musë”, e cila do t’u tregojë fshatarëve se ka filluar dasma në shtëpinë e tyre, ende nuk e dimë. Por, ajo që dimë është se fshatarët janë duke e pritur krismën e pushkës së “mixhës Musë” për t’u nisur drejt shtëpisë së tij, për t’ia bërë për hajr dhe për të festuar.

Derisa qytetarët e Kosovës i kanë vënë shpresat e fundit te takimi që do të ndodhë në fillim të korrikut mes presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin, në Këshillin e Sigurimit SHBA-ja dhe shtetet e BE-së janë duke hartuar rezoluta njëra pas tjetrës në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje për statusin e Kosovës, por që këto rezoluta po ashtu janë duke marrë JO-në e vazhdueshme të Rusisë. Edhe më keq është, por që qytetarët e Kosovës nuk janë duke e vërejtur ende, se në të njëjtën kohë janë duke u hartuar plane të reja për negociata të reja. Këto ide janë duke u prezantuara nga shtetet e BE-së, por të propozuara paraprakisht nga Rusia, që të shkohet në bisedime të reja, pa kushtëzime dhe duke anashkaluar pakon e Ahtisarit. Kjo tregon qartë se pakoja e Ahtisarit, që propozonte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është duke marrë goditjen e fundit para vdekjes, me këtë edhe ideja për pavarësinë po shuhet.

Tani qytetarët e Kosovës kanë mbetur në pritje të një vendim për të ardhmen e tyre, por që nuk shihet në horizont ende. Ata presin krismën e fundit që do të sinjalizonte marrjen e vendimit, por që nuk dihet se kur do të kërcet. Derisa kjo qasja e shqiptarëve që të mbesin në pritje të përfundimeve të takimeve të mëdha dhe me vesh hapur se çfarë do të thuhet pas atyre takimeve, ma kujton një histori të dëgjuar në një takim të një partie politike, por i thënë nga një qytetar.

Derisa udhëheqësit e partisë tentonin t’u shpjegonin qytetarëve (elektoratit të tyre) procesin nëpër të cilin po kalojmë, punën e institucioneve, politikën ndërkombëtare rreth statusit të Kosovës, kundërshtimin e Rusisë dhe mbështetjen e perëndimit për pavarësinë e Kosovës, një fshatar iu përgjigj apo e ilustrojë shumë mirë këtë punën e pavarësisë me një ndodhi të vërtetë:

Fshatari e nisi rrëfimin e tij (meselenë) duke thënë se derisa po jetonim ende në fshat, një fshat në perëndim të Kosovës, para se ta lëshojmë fshatin pas luftës, një plak i fshatit, që e quanin “mixha Musë”, kishte një djalë që priste për ta martuar. Duke pasur parasysh se fshat është i vogël, ata e pyesin “mixhën Musë”, a do të na ftosh në dasmë? Por, ai u përgjigjej se, ne jemi fshat i vogël dhe nuk kam nevojë të hyjë shtëpi për shtëpi për t’u thirrur në dasmë. Megjithatë fshatarëve plaku i urtë u kishte treguar mënyrë se si do t’i njoftonte për ditën e dasmës dhe në atë moment, që ata do të marrin sinjalin, duhet kuptuar që në shtëpinë e tij ka dasmë. Xhaxhai Musë u kishte thënë se kur unë të shkrepi pushkën, ju do ta kuptoni se kam dasmë dhe ejani. Por, si për çudinë e të gjithë fshatarëve xhaxhai Musë kurrë nuk kishte shkrepur pushkë, çka do të thotë se kurrë nuk kishte bërë dasmë, ndërsa që fshatarët gjithnjë kishin mbetur me vesh të hapur apo siç thotë populli me vesh në krah, se kur do të shkrepë pushka e xhaxha Musës, që do t’i ftonte në dasmë. Ata fshatarë edhe sot presin se mos xha Musa do ta shkrepë pushkën dhe do t’i ftojë në dasmë, por që ende nuk po e dëgjojnë, ndërsa që veshët u janë zgjatur dhe kanë filluar të mërzitën duke e pritur atë krismë të pushkës.

Më mirë se asgjë tjetër, kjo histori e shpjegon situatën në të cilën gjendemi sot dhe pritjen e qytetarëve të Kosovës për pavarësinë. Se a do të shkrepë pushka e xhaxha Musës, e cila do t’u tregojë fshatarëve se ka filluar dasma në shtëpinë e tyre, ende nuk e dimë. Por, ajo që dimë është se fshatarët janë duke e pritur krismën e pushkës së xha Musës për t’u nisur drejt shtëpisë së tij, për t’ia bërë përhajr dhe për të festuar. Megjithatë fshatarët frikësohen se nuk do ta dëgjojnë kurrë, ose do të shkojë shumë gjatë derisa ta dëgjojnë këtë krismë, aq gjatë sa njeriu, i cili e tregoi historinë nuk do të mund ta presë, por ndoshta as xhaxha Musa nuk do të arrijë që ta shkrepë pushkën, sepse mund të vdesë para se t’i martohet djali dhe nuk ka si ta shkrepë pushkën atëherë, çka do të thotë, fshatarët kurrë nuk do të jenë pjesëmarrës të asaj dasme!

Çka u mbetet të shpresojnë atyre fshatarëve është se, mos djali ka vendosur të martohet vet dhe të mos e presë krismën e pushkës e babës Musë, por ta bëjë dasmën vetë, në mënyrë moderne dhe në restorant, çka do t’u shkojë shtëpi për shtëpi, për dallim nga babai, dhe do t’i ftojë në dasmën e tij për t’ia uruar (bërë përhajr) martesën dhe festuar së bashku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›