Toka e shenjtë
Historia e nje rripi toke qe ndoshta Zoti i dha shenjteri por qe mbi te njerezit ne emer te saj profanuan e perdhosen çdo moral njerezor. Interesante eshte kjo toke qe me natyren e saj mbetet e shenjte …e jo fajtore per krimet e njerezve, banoreve te saj.
Pershembull tregohet ne nje rrefenje popullore mistike te kesaj toke se Xhakobi (Jakubi), i ati i Jofefit ( Jusufit) kur vellezerit i thane se ujqerit e shqyen djaline tij te dashur ne dhimbjen e nje babai doli luginave e u uleriu ujqerve… ‘kush prej jush nuk pati frike Zotin e me vrau djalin?’ . Ujqerit e Kaanait u betuan ‘ne nuk e prekem, nuk jemi ne fajtoret’. Per sa simbolike te jete kjo rrefenje na flet per ca ujqer me te eger se ujqerit e natyres. Ujqerit njerez…vellezer!!!! Ata e hodhen ne humnere per ta mbytur…vellezerit e tij e ne darke ne shtepi qane me te atin e tyre per tragjedine e vellait te vogel.
Sundimin mbi ate toke eshte diçka qe i kalon rregullat e gjeopolitikes se Torah tregon per mbretin hebre qe kurorezoi me fitore lufterat e popullit te tij kunder Golias e njerezve gjigande te tij. Ushtrite me pare nuk munden t’i perballin… por u desh Davidi… dhe nje gur…dhe çka ai personifikonte … per fitoren.
E mbi kete toke nen parullat ‘Zoti keshtu do’ … u justifikuan masakra, plaçkitje e barbarizma ne emer te fese. Keto ne burimin e kultures, fese, te shenjtes, kombeve, duket se makro kozmosi I shoqerise tone eshte ngushtuar ne nje grusht vend qe mban te njejten potencial agresiviteti e mos pranimi te shprerndare me pas ne gjith njerezimin.
Po sot çpo ndodh ne token mes malit ku Zoti i foli Moisiut, ne token ku u varrosen profetet, ne luginen ku Gjoni I Urte pagezonte te devotshmit, ku Krishti ngjalli te vdekurit e Muhamedi a.s. u ngjit ne udhetimin qiellor???
Me pak fjale ‘palestinezet po vrasin njeri tjetrin e Izraeli po I vret te dy’…
Te rrethuar me mure sot palestinezet po luftojne per pushtet (?!) … pushtetin ne kafaz, pushtetin e nje shteti qe nuk ekziston. Si u erdh deri ne tragjedine vllavrasese ne Palestine? Hamasi…
Çka eshte Hamasi? Emri dhe fama e bejne te lidhet menjehere paralelisht me bin ladenerat a ku di une. Ne fakt escalation –i i diteve te fundit duket se shtysat e derguan po aty Hamasin, shoqaten humanitare qe ka funksionuar si nje fare kryqi I kuq, qe me vite ka shperndare ndihma, ka hapur shkolla e jetimore e ka ndimuar nevojtart ne token ku mielli eshte nje e mire luksi.
Kunder kujt eshte Hamasi? Kunder Al Fatahut, levizjes se majt nacionaliste pan arabiste te Arafatit. Laicizmi i tij dhe rrevolucionalizmi pasionoi te majten europiane dhe shtoi simpatine per Palesinen e çeshtjen e saj ne mbar perendimin. Keshtu ne protestat e majta ngrihen flamuj palestineze, vishen shalle palestinese e hidhen sllogan kunder Izraelit megjithese tubimi mund te jete per TAV-in a qeverise se vendit, po keto jane çudirat e majta.
Indiferentizmi perendimor qe u mjaftua me simpatine e me me ndonje manover strategjike te sherbimeve sekrete ne Europe shtoi agonine e nje perpjekje qe u be gjithnje e me shume agresive por qe me gjithe mbeshtetjen europiane pati kulmin kur nderhyri administrata Klinton ne loje. Simpatia e forte perendimore per laikun arab, Arafatin qe lufton guerrilasçe per popullin e tij shqetesoi Izraelin, i cili beri me shume sesa te qenurit pasiv e indiferent ne formimin e Hamasit. Roli jo vetem pasiv i shtetit te Izraelit ne forcimin e nje koshience anti laike, anti Arafat qe gjente ushqim ne vuajtjen e pafund te popullit te perzene nga tokat e tij, adresoi fondamentalizmin kunder te vetmes ane qe simpatizonte perendimi, al Fatahut. Kjo levizje made in Palestine e styled in Izrael me gjithe sinqeritetin e naivitetin lokal ishte Hamasi, e tragjedia e ketyre diteve eshte fruti. Vellavrasja tregoi se al Fatahu simpatizohen jashte per rezistence kundra Izraelit e jo kundra kundershtareve politike.
Fondamentalizmi pseudo mysliman… agresiv e me vende jo njerezor i palestinezeve hamas beri boten te shikoje me perçmim tashme palesinezet e çeshtjen e tyre. E paqja eshte tashme argument i patrajtueshem.
Lufta per nje pushtet te paqene solli vetshkaterrimin e dy grupeve te vetme politike e te armatosur ne Palestine.
Perçarjen e nje populli te vogel ne dy grupe me te vogla.
Skartimin e argumentit izraeliano palestines per momentin.
Lidhjen e palestinezeve me hizbullahun e pastaj me Iranin ( deklaratat e fundit te Finit ne Izrael).
Lirshmerine e te eliminuarit te objektivave te rrezikshem, spostimin e tankeve e pushtimin e Rripit te Gazes nga ana e Izraelit per te parandaluar qe dhuna te demtoje Izraelin (plani i eshte dorezuar tashme ministrit te luftes te sapo emeruar ne Izrael).
..dhe si perfundim perveç hembargos, diskretitimit, gjakderdhjes, shpernguljes… palestinezeve nuk u solli asgje! E Hamasi demostron euforine maj taracave me vrasje spektakolare te kundershtareve me trimerine pas maskave e liderat ne emigrim. Ata qe u betuan para pak muajsh per paqe ne Mekken e shenjte me liderat e al Fatahut ne te mire te kombit.
Gjithçka luan ne interest e Izraelit qe te pakten kete here eshte teresisht i justifikuar nga çmenduria e arabeve qe turfullojne nen thirrjet “Rrofte Palestina”, “Zoti eshte i madh” e vrasin palestineze e besimtare … per pushtetin e nje shteti qe nuk eshte.
Keto jane ngjarje te vecanta te tokes se shenjte, ajo toke ku ne kolosalin e Ridley Scottit kur Salahaddin Ejubi pyetet “ç’eshte Jeruzalemi per ty?” thote te verteten e madhe…
- Asgje!!! …Gjithçka!!!!