E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti i PS-së shtyn pesë p/ligje në 2010-n

Autori i Lajmit: Redaksia
Janë 5 projektligje të rëndësishme të trasheguara nga sesioni i kaluar në pritje të votave të opozitës. Konferenca Gjyqësore, Gjykata Administrative por dhe granti i Sfidës se mijëvjecarit, janë draftet e planikuara të shqyrtohen në janar, por që kërkojnë 84 vota për tu miratuar. Mungesa e votave për projektin e parë ka lënë pezull situatën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili duhet të zëvendësojë 2 prej anëtarëve të tij.
Një tjetër projektligj, që kërkon praninë e socialistëve në Kuvend, është ai për hetimin e zgjedhjeve, i dalë këtë herë nga zyrat e selisë rozë. Projekligji që mban firmat e 20 mijë zgjedhësve, kërkon hapjen e kutive të votimit aq shumë të kontestuara.
Ndonëse nuk është përcaktuar një datë konkrete për thyerjen e bojkotit, socialistët kanë paralajmëruar se do të adresojnë drejt Kushtetueses 5 nga projektligjet e miratuara gjatë 3 muajve të sesionit të parë të Parlamentit.
Bëhet fjalë për ligjin e Moratoriumit të skafeve, Inspektoriatit special të ndërtimit, Taksat e biznesit të vogël dhe Makinat e deputetëve. Në janar të 2010 me fillim te sesionit të ri parlamentar pritet të mësohet se cdo të ndodhe më 5 projekligjet qe kërkojnë shumicë të cilësuar si dhe për fatin e të gjithë ligjeve që maxhoranca ka miratuar dhe kundërshtohen nga opozita, e për të cilat ka deklaruar se do ti ankimojë në Kushtetuese.
Gjykata administrative
Ndërkohë Gjykata Administrative, është projekligji më i kërkuar nga biznesi, por qe prej legjislaturës së kaluar ndodhet në sirtarët e Kuvendit.
Koalicioni në përkrahje të Gjykatës Administrative, ku bëjnë pjesë 35 organizata biznesi, i ka bërë para disa kohësh thirrje Kuvendit të miratojë sa më parë ligjin për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative. Këtë kërkesë e bënë dje gjatë një takimi që zhvilluan me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtuesit e Dhomës së Tregtisë së Tiranës, të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës Britanike, të Konfindustrisë dhe biznesit të vogël diskutuan për përpjekjet e tyre për miratimin sa më parë në Parlament të ligjit “Për Gjykatën Administrative”. Duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm këtë ligj, kryetarja e Kuvendit shprehu jo vetëm mbështetjen ndaj këtij ligji, por ajo tha se ky ligj është në rend të ditës së punës së Parlamentit dhe do të votohet në momentin e parë të konfigurimi i Parlamentit të plotësohet, pasi për këtë ligj kërkohen tre të pestat e votave, pra kërkon dhe votat e opozitës. Përfaqësuesit e koalicionit, duke qenë të ndërgjegjshëm se ky ligj kërkon një shumicë të cilësuar, shprehën shqetësimin e tyre për pamundësinë e miratimit të këtij ligji, të cilin e cilësuan si një ligj thelbësor të reformës në Drejtësi dhe një ligj nga i cili nuk përfitojnë vetëm bizneset, por të gjithë qytetarët. Duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një Gjykatë Administrative, përfaqësuesit e koalicionit thanë se ngritja e kësaj gjykate do të përmirësojë ndjeshëm edhe klimën e biznesit në Shqipëri e do të nxisë më tej investimet e huaja. Rëndësinë e këtij miratimit të këtij ligji e ka theksuar edhe Presidenti Topi, i cili e ka renditur këtë draft në kuadër të reformave që duhen bërë në bashkëpunim me opozitën, pasi maxhoranca nuk ka numrat.

Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›