E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitingu i PS-së/ Tensionohet situata në Bulevard, aksidentohet një qytetar

Simpatizantë të PS-së po konfrontohen me policinë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për ngritjen e skenës për mitingun përmbyllës së PS-së. Aktivistë të PS-së, po përpiqen të shtyjnë një prej makinave në boulevard. Karrotreci po shtyhet nga anëtarë të G99. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje.
Të pranishëm janë edhe kreu i G99, Erion Veliaj, deputetë e PS-së, Kastrot Islami e Fatmir Xhafaj. Nga përleshjet është aksidentuar një prej qytetarëve ne Bulevard. Po kështu simpatizantë të PD-së përleshen me simpatizan të PS-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Kryesocialisti Edi Rama , ka qenë para Kryeministrisë ku ka inspektuar ngritjen e skelës për mitingun përmbyllës së PS-së .
Ambasadori amerikan, John Ëithers takoi përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"."U njoha me situatën, por më vonë do të dal të bëj një deklaratë", u shpreh Ëithers.
Ndërkohë, kreu i G99, Erion Veliaj, në intervistë eksluzive për Ora News, lidhur me konfliktin me policinë për ndërtimin e skelës së PS-së për mitingun e sotëm, kërkoi që krerët e policisë të shtetit të mos bëhen palë me politikën. "Çdo përpjekje për të vënë blloqe betoni dhe për të privatizuar uniformat blu është e padrejtë", u shpreh Veliaj. Sipas kreut të G99, Berisha nuk di të humbasë me nder dhe të respektojë fjalën e lirë "Nëse ka një kre politik që nuk garanton dot profesionalizimin e vet le të japë dorëheqjen", tha ai.
Kreytari i Partisë Socialiste për Tiranën, në një intervistë për Ora News është shprehur se PS ka bërë kërkesë për mbajtjen e mitingut dhe se ndërhyrja e policisë ka qenë brutale. "Berisha kërkon të gjithë bulevardin", u shpreh Baraj.
Ndërtimi i skelës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë për mitingun përmbyllës të fushatës ditën e sotme ka shkaktuar përplasje mes krerëve të PS-së, simpatizantëve të saj e më vonë edhe me anëtarë të G99. I pranishëm në konfrontim ka qenë edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në orët e para të mëngjesit, deputetit i PS-së, Fatmir Xhafaj ka hipur mbi një nga makinat e ngarkuara me blloqet e betonit për të mos lejuar bllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nga forcat e policisë. Pas veprimit të deputetit, makinat me beton janë larguar nga vendgjarja.
Në një njoftimim, policia bën të ditur se Partia Socialiste në kërkesën e saj nuk ka saktësuar vendin ku do të ngrihen skelat e mitingut, përveçse është thënë se ai do të zhvillohet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në orën 18:00, për ditën e sotme.
Mitingjet përmbyllëse të PS-së dhe PD-së janë njoftuar sot në orën 18:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›