E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi -femrave durrsake: Votoni PD që të bëni një jetë dhe më të bukur

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Albana Vokshi në takimet me gratë në Thumanë dhe në zonën e Plazhit tha se përfaqësimi i gruas në parlament është një mundësi më shumë për të mbrojtur të drejtat e gruas. Vokshi u bëri thirrje grave durrsake dhe të gjitha grave shqiptare që të marrin pjesë në votime dhe të votojnë numrin 10, të votojnë për Partinë Demokratike. Të votojnë për partinë që ka bërë më shumë për gratë, për partinë që bashkoi një komb, për partinë që na bëri anëtare të NATO-s, për partinë e cila do të na çojë në Evropë, deklaroi Vokshi. Sipas saj asnjë njeri nuk e di më mirë se sa një grua se çfarë do të thotë që të kesh 24 orë drita në shtëpi dhe se asnjë njeri nuk e di çdo të thotë të dërgosh fëmijët në një shkollë ku i plotësohen të gjitha kushtet dhe ku mësimdhënia është e njëjtë me çdo shollë evropiane, më mirë se një nënë. Sipas Vokshit të gjitha femrat shqiptarë e kanë të qartë tashmë se të votosh Partinë Demokratike do të thotë që të vazhdosh përpara, sepse sipas saj sot gratë shqiptare janë më të qeta në ndërtimin e jetës së tyre dhe të familjeve të tyre sepse burri e ka gjetur një punë dhe se fëmija është i sigurtë që po shkon në një shkollë ku do të marrë një arsim mëse të mjaftueshëm për të qenë i aftë për të çarë në jetë. Në përfundim të takimit Vokshi ju kërkoi edhe një herë grave durrsake që të votojnë Partinë Demokratike në 28 qershor me qëllimin që jeta e tyre dhe e familjeve të tyre të jetë më akoma dhe më e bukur në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›