New Jork Times: Meta, faktori përcaktues në formimin e qeverisë së re

Zgjedhjet, ndeshje gladiatorësh mes Ramës e Berishës
Gazeta prestigjioze Amerikane, New York Times, ka botuar sërish një shkrim për Shqipërinë, por kësaj here për situatën parazgjedhore dhe zhvillimet e tjera në vendin tonë. Gazeta thekson se këto zgjedhje, janë gati-gati një ndeshje gladiatorësh mes dy burrave: kryetarit të PD, Berisha dhe sfidantit të tij, Rama, por faktori vendimtar për formimin e qeverisë së re do të jetë Ilir Meta. Ajo thekson se pa dyshim lideri i LSI, pra ish-Kryeministri Ilir Meta do të jetë ai që do të përcaktojë fatin e Qeverisë së re pas 28 Qershorit. Në artikull përmenden gjithashtu përpjekjet e Metës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.Për këtë qëllim, thuhet në artikull se Meta ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit dhe të tjerë faktorë politikë të rëndësishëm në SHBA. Ish-kryeministri shqiptar dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së fundmi vizitoi Uashington D.C për të promovuar një monitorim aktiv ndërkombëtar që do të mbështeste zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë të diele. Gjatë vizitës së tij në SHBA Meta takoi zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, anëtarë të Këshillit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, stafin e Komisionit të Helsinkit, ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri, si dhe anëtarë aktivë të NGO politike. Është inkurajuese të shikojmë që zgjedhjet parlamentare, të cilat janë kritike për progresin e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor, kanë tërhequr vëmendje të veçantë të Administratës Amerikane, tha Meta. Ai vazhdoi duke thënë se si një vend anëtar i ri i NATO dhe së fundmi si vend aplikant në BE, Shqipëria po beson në këto zgjedhje për tu konsideruar një komb i ri demokratik. Me zgjedhjet që po afrojnë, Qeveria shqiptare duhet të marrë të gjitha hapat e duhura për të siguruar që këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme. Duket që Meta do të jetë qartazi në këto zgjedhje, sipas të gjitha analizave të mundshme, King-Maker, çka do të thotë faktor përcaktues në formimin e Qeverisë së re, shprehet gazeta. Më tej ajo shkruan se Ilir Meta ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1999-2002. Aktualisht ai është deputet dhe lideri i LSI si dhe ka shërbyer si President i Bordit të Institutit të Paqes, Zhvillimit dhe Integrimit. Ilir Meta ka qenë emëruar anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili drejtohet nga ish-Kryeministri italian Guiliano Amato. Përpara marrjes së detyrës si Kryeministër, Meta ka qenë Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Sekretar i Shtetit për Integrimin Evropian në Ministrinë e Jashtme. Përpos jetës politike, Meta ka lektuar në Universitetin e Tiranës, në Akademinë Evropiane të Berlinit, dhe në Universitetin e Harvardit, shkruan artikulli i New York Times. Veç të tjerave, në këtë artikull i vihet theksi çështjes së vizave për Shqiptarët dhe sa të izoluar ndihen qytetarët e këtij vendi që pak kohë më parë u anëtarësua në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ne Shqiptarët jemi të shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë fakt ndihemi mjaft të lodhur, shprehet një 45 vjeçar përpara dyerve të ambasadës Gjermane, i intervistuar nga gazetari i New York Times. Pavarësisht kësaj, shqiptarët, si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit dëshirojnë të integrohen në familjen e madhe evropiane, shkruhet më tej në artikull ndonëse sipas gazetës e cila i referohet Amnesty Internacional, më shumë se 18 % e popullatës jeton nën nivelin minimal të jetesës, me 2 dollarë në ditë, ndërsa shërbimi mjekësor shpesh varet nga ryshfetet. Në këtë artikull nënvizohet fakti se që pas rënies së komunizmit në vitin 1991, zgjedhjet në këtë vend janë kontestuar, ku humbësi ka akuzuar fituesin për vjedhje votash. Në gazetë përmendet vrasja e një eksponenti të një partie konservatore në veri të vendit, vrasja e një simpatizanti të Partisë Demokratike, si dhe ekzekutimi i një deputeti socialist. Ndërkombëtarët janë të shqetësuar për këto zgjedhje, pasi edhe nëse votimi kalon i qetë janë me mijëra banorë të zonave rurale, të cilët nuk janë pajisur me dokumentet e duhura për votim. Gazeta thekson se këto zgjedhje, janë gati-gati një ndeshje gladiatorësh mes dy burrave: kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe sfidantit të tij, Edi Rama.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 03:04