E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Votoni PD, sepse e majta nuk ka lider

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri deklaroi në një takim me banorët e qytetit bregdetar se pavarësisht marrëdhënieve të mira me partitë aleate, votat duhet të kalojnë për Partinë Demokratike, për numrin 10.  Sipas Xhaferrit Partia Socialiste është një parti pa lider dhe pa një program të qartë qeverisë, dhe se vota për këtë parti do të ishte e shkuar dëm sepse do votohej një parti pa principe dhe pa ideale. Ndër të tjera ai theksoi se PD e meriton sërish që të votohet nga shqiptarë ashtu siç u votua në vitin 2005 pasi në këto katër vjet qeverisje e tregoi veten mjaftë mirë se është një forcë politike e aftë për të drejtuar një vend i cili kërkon që ti bashkohet Evropës. Xhaferri ju bëri thirrje familjeve të mëdha durrsake që të votojnë PD, që ti japin mundësinë për të çuar akoma dhe më përpara ëndrrën e të gjithë shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›