E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mitingu i partive të opozitës, betejë forcash, jo përkujtim për viktimat e Gërdecit”

Zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi, i cilësoi imorale veprimet e copëzave të opozitës, pasi shfrytëzojnë ngjarjet tragjike në formë rivaliteti politik me njëra- tjetrën        

Bumçi akuzoi Ramën si të lidhur ngushtë me shkaktarin e tragjedisë, Delijorgji, dhe se ky i fundit i ka paguar faturat e pushimeve kryebashkiakut në këmbin të lejeve të ndërtimit në kryeqytet

TIRANE - Partia Demokratike e konsideron të dështuar mitingun e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherazi përcolli reagimin e ashpër ndaj konkurrencës dhe rivalitetit politik që këto forca, demonstrojnë me njëra-tjetrën në ditë nderimi dhe përkujtimi për të larguarit nga jeta, në rastin konkret për të prekurit e shpërthimit në Gërdec.
Zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi u shpreh se “ky miting nuk kishte të bënte me përkujtimin e viktimave të Gërdecit, por për të deformuar suksesin më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, anëtarësimin e plotë në NATO, se për të zhvilluar një betejë brenda të majtës shqiptare”.
“Qytetarë të Tiranës me mos pjesëmarrjen e tyre i dhanë Edi Ramës, njeriut të mitingjeve funebre politike leksionin që meritonte”, deklaroi Aldo Bumçi.
Sipas zëdhënësit të grupit të PD, Aldo Bumçi, Rama dhe shkaktari i tragjedisë së 15 marsit Delijorgji, janë të lidhur ngushtë midis tyre, prandaj konsiderohet cinizëm mitingu për Gërdecin.
“Me Delijorgjin dhe paratë e tij ka kaluar pushime të përsëritura në hotelet më luksoze të Evropës. Ndërkohë që me Delijorgjin ka të gjithë fitimin e 30 shesheve dhe lejeve të ndërtimit, ndërkohë që prej një viti nuk guxon të shqipërosh emrin e tij”, vuri në dukje Bumçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›