E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Formulimi i politikave të integrimit duhet të bazohet mbi vlerësime të sakta të realitetit ekonomik

"Formulimi i politikave të migrimit duhet të realizohet mbi vlerësime të sakta të realitetit ekonomik,duke përfshirë dhe parashikimet e nevojave të tregut të punës," u shpreh sot ministri i Brendshëm Bujar Nishani, në Konferencën e II Përgatitore e Forumit të 17 të OSBE-së për Ekonominë dhe Mjedisin, organizuar në Hotel Tirana Internacional. "Ne duhet të adoptojmë një përqasje gjithëpërfshirëse, shumëdimensionale dhe bashkëkohore, të përgjithëshme kundrejt sfidave aktuale, që  duhet të kenë në themel të tyre të drejtat dhe mbrojtjen e e emigrantëve, duke bërë kështu të mundshëm përballimin në kohë të pasojave të pritëshme negative të nje menaxhimi jo efektiv të emigracionit,"-tha   Nishani. Ai e vlerësoi të rëndësishme këtë konferencë jo vetëm për çështjet që ajo do të trajtojë, por edhe për impaktin e politikave të migrimit, politikave ekonomike, sociale,  mjedisore, e zhvillimit si rrjedhojë e emigracionit. Kriza financiare me të cilën po përballet sot bota,- tha Nishani,- krijon një kontekst në të cilin mirëqenien afatgjate nuk mund ta konsiderojmë më si mirëqenie, por sipas tij, duhet të jemi të përgatitur për të qenë reagues në mënyrë të përbashkët përkundrejt çdo sfide”. "Menaxhimi i emigrimit mund të bëhet efektiv dhe i qendrueshëm vetëm nëpërmjet një partneriteti midis vendeve të destinacionit, tranzitit dhe atyre të origjinës, e realizuar kjo si në nivel rajonal, ashtu edhe në nivel bilateral," tha ai. Përmirësimi i kanaleve për përmirësimin e migrimit legal dhe reduktimin e atij ilegal, sipas Nishanit do të luftonte të gjitha aktivitetet ilegale të lidhura me këtë fenomen. "Lidhur me politikat e migrimit , u shpreh Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. Ai tha se, duhet marrë në konsideratë rasti i Shqipërisë, për shkak të asaj se shqiptarët emigrojnë më shumë drejt vendeve si Itali, Greqi dhe kjo sipas tij, është një plus për rritjen ekonomike, për shkak se ndihmon biznesin dhe ka një impakt social ekonomik në Shqipëri. Aleksandër Tsiatsiamis, Sekretari i Posaçëm për programet e Zhvillimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, e cila ka edhe presidencën e rradhës në OSBE,  foli për karakterin ndërkombëtar të OSBE-së, zgjerimin e saj në nivel rajonal dhe botëror, duke u ndalur në planifikimin afatshkurtër të politikave të migrimit dhe ambjentit, duke përfunduar me angazhimin e tij gjatë presidencës së rradhës nga Greqia, e cila do të jetë e hapur për partneritet me të gjithë shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›