Shoqeria shqiptare te rrise ndjeshmerine ndaj te moshuarve

Ka ardhur koha qe shoqeria shqiptare te behet me e ndjeshme ndaj kategorive ne nevoje dhe shtresave te vecanta te popullsise ndaj u bej thirrje mediave shoqerise civile pushtetit vendor donatoreve e individeve qe tu bashkohen nismave te ndermarra nga institucionet dhe te kontribuojne ne rritjen e mbeshtetjes per ta ne menyre qe tu falim me shume ngrohtesi vemendje dhe perkujdesje. Kete thirrje e bej ne Diten Nderkombetare te te Moshuarve jo se i konsideroj te moshuarit kategori ne nevoje por sepse per kontributin qe kane dhene dhe vlerat qe ata mbartin meritojne nje pleqerim me dinjitet. Kete deklarate ministri i Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera e beri ne konferencen Me shume perkujdesje humanizem perkrahje per te moshuarit ne Diten Nderkombetare te Moshimit. Ministri Ksera vuri ne dukje se pas rritjes me te fundit te pensioneve ne korrik te ardhurat minimale te pensionisteve ne qytet shkojne ne 12 840 leke ne muaj dhe ne fshat 7 870 leke ne muaj duke pesuar nje rritje rreth 54 per qind te pensioneve te qytetit dhe mbi 2.2 here pensioneve te fshatit krahasuar me vitin 2005. Edhe per vitet ne vazhdim politika e qeverise per rritjen e pensioneve do te jete e njejte duke parashikuar qe ne vitet 2011-2013 rritja e pensioneve te jene ne masen 5 per qytetin dhe 10 per fshatin - siguroi ministri.