E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitropolit Andreas: Me luftë do të ndriçojmë Epirin e Veriut

DELIVNAQI - “Me bashkim dhe luftë do të ndriçojmë qiellin e Epirit të Veriut". Nën këtë parullë janë zhvilluar ditën e djeshme në Delivnaqi festimet në përkujtim të 98-vjetorit të "Protokollit të Korfuzit", në bazë të të cilës Prefektura e Korçës dhe ajo e Gjirokastrës do të ishin praktikisht autonome nga pjesa tjetër e shtetit shqiptar.

Të gjitha ceremonitë e zhvilluara janë udhëhequr nga Mitropoliti i Konicës Andreas, i cili është i njohur për thirrjet e tij për autonominë e Epirit të Veriut. Gjithashtu, Mitropoliti Andreas njihet dhe si një prej drejtuesve të organizatës SFEVA, e njohur për veprimet e saj të herëpashershme në mbështetje të Epirit të Veriut. Ceremonia është zhvilluar në qendër të qytetit, i cili është vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë, ku fillimisht banorët me flamuj të Epirit të Veriut kanë shëtitur përgjatë qendrës së qytetit duke shoqëruar Mitropolitin Andreas dhe priftërinjtë e tjerë. Gjatë këtij aktiviteti ra në sy pjesëmarrja e disa kandidatëve për deputet të parlamentit grek. Mes tyre ishte gazetari Vasilis Chitos, njëkohësisht dhe kandidat për deputet i partisë "Grekët e Pavarur" si dhe kandidati i partisë neonaziste, "Agimi i Artë" Christoforos Tsanakas. 

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›