Basha merr mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë
Gjatë takimit, ministri slloven i Punëve të Jashtme përgëzoi Ministrin Basha për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri si dhe për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij takimi Ministri Basha u informua nga homologu i tij për vendimin e qeverisë sllovene për hapjen në muajt në vijim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Tiranë.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin dypalësh politik dhe ekonomik si dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Ministri Basha falenderoi ministrin Žbogar për mbështetjen që qeveria e tij dha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për mbështetjen që jep për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe për mbështetjen në procesin e liberalizimit të plotë të vizave të Shqipërisë me BE-në.
Nga ana e tij ministri slloven siguroi ministrin Basha për vazhdimësinë e politikës së qeverisë sllovene, në veçanti, për mbështetjen e plotë që Sllovenia jep për shqyrtimin sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE si dhe mbylljen pa vonesë të procesit të heqjes së vizave Shengen për qytetarët shqiptarë.
Gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Z. Stuart Jones,
Ministri i Basha bëri një ekspoze të zhvillimeve para dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Z. Jones, duke përgëzuar Ministrin Basha për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, tha se mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e re të kryeministrit Berisha si dhe siguroi për mbështetjen e SHBA-ve në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Përgëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri si dhe për fitoren e tyre nga Partia Demokratike, ministri Basha mori dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, z. Marc Perrin de Brichambaut.
Forumi ka si temë të tij këtë vit: Politikat e Krizës Ekonomike: Përcaktimi Ekonomik dhe Shpërndarja Ekonomike dhe Gjeopolitike në Europë dhe Euroazi. Të pranishëm në këtë forum janë personalitete të larta rajonalë, europianë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Forumi Strategjik i Bledit është krijuar në vitin 2006 nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë për të promovuar një dialog intensiv strategjik mbi çështjet kryesore me të cilat përballet sot Europa dhe komuniteti Trans-Atlantik.