E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës dënon dhunën në Mitrovicë

Prishtinë Lidhur me situatën e ditëve të fundit në Mitrovicë, ku u shkaktuan disa incidente, ka reaguar edhe qeveria e Kosovës. Me anë të një deklarate, qeveria kosovare shprehet se po ndjek me vëmendje të shtuar situatën në veri të vendit pas incidenteve të ditëve të fundit.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto akte të dhunës që janë në kundërshtim me vizionin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”-thekson deklarata, ndërsa shton se incidentet të tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve dashakeqe dhe të ruajnë qetësinë e të distancohen nga aktet e tilla”-vijon më tej deklarata.

“Qeveria është në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë, si dhe me misionet ndërkombëtare të KFOR-it dhe EULEX-it në shërbim të ruajtjes së qetësisë dhe tejkalimit të situatës së krijuar. Ftojmë qytetarët që të kenë besim në vendosmërinë dhe kapacitetet e institucioneve të vendit dhe që bashkërisht të tregojmë vullnetin tonë për një Kosovë të qetë, stabile dhe të sigurt për të gjithë”-përfundon në reagimin e saj qeveria e Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›