E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, Barack Obama përkrah KFOR-in

Kosovë- Presidenti Amerikan Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Panneta kanë mbështetur punën e KFOR-it në veri të Kosovës.

Gjenerali amerikan, Craig R.McKinley gjatë vizitës së tij në kampin Bondsteel në Kosovë, përcolli përkrahjen e presidentit Obama për punën e KFOR-it në veri.

Dhe se presindeti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës ishte në dijeni për situatën e krijuar në Kosovë. Në një pronocim për mediat kosovare McKinley iu drejtua ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel:
Lajmet për trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigja profesionale e forcave të SHBA-ve kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve.
Madje ai shtoi se presidenti Obama dhe sekretari i mbrojtjes Panneta janë të kënaqur me përpjekjet që KFOR po bën, po ashtu edhe për mënyren paqësore të reagimit në veri të Kosovës.

Ata të gjithë janë të kënaqur me mënyrën me të cilën ushtarët kanë reaguar dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e KFOR-it për uljen e tensioneve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. KFOR tërhiqet, serbët mbajnë Mitrovicën të rrethuar
  2. KFOR: liria në Mitrovicë, e pakushtëzuar
  3. Mitrovica ende e paçliruar, KFOR tërhiqet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›