METE gjobit CEZ me 30 mln lekë, vuri sahatë të paverifikuar
TIRANE-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, penalizoi sot me 30 milionë lekë të reja, gjobë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje.
Vendimi ka ardhur pas instalimit të sahatëve matës të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës. Burime nga Drejtoria e Metrologjisë deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues te CEZ nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit.
Pas ankesave të shumta të konsumatorëve në ministrinë e Ekonomisë dhe pas verifikimeve nga ana e Drejtorisë së Metrologjisë u vendos sot penalizimi i kompanisë CEZ.
Ministria e Ekonomisë paralajmëron se nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për zbatimin e ligjit penalizimet nga METE do të vijojnë të jenë edhe më të forta.
(s.g/balkanWeb)