Oficeri i SHISH po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi

Por, përveç deklaratës zyrtare, burime pranë Policisë së Durrësit na bëjnë me dije edhe fakte të tjera që i çuan të “vulosin” për versionin e vetëvrasjes. Sipas tyre, viktima ka zgjedhur benzinën për vetëvrasje, pasi mendohet se në makinë ka pasur edhe disa dokumente të rëndësishme të punës, për të cilat duket se ka menduar asgjësimin e sigurt me zjarr, ashtu si veten.
“Kohët e fundit është shfaqur në gjendje jo të mirë mendore dhe ishte i fiksuar sikur do ta hiqnin nga puna, edhe pse nuk ishte paralajmëruar kurrë. Këtë fobi viktima ia kishte shfaqur disa miqve të tij, ndërsa u ka thënë se kërkon të sigurojë diku edhe dokumentet më me rëndësi të punës që disponon”, na informojnë burimet policore.
Sa i përket armës dhe plumbit të gjetur, ata sqarojnë: “Arma është e tij dhe vërtet është gjetur e shkrehur, por plumbi nuk ka depërtuar te viktima. Duke iu referuar ekspertëve tanë, arma është shkrepur si pasojë e nxehtësisë dhe plumbi ka kaluar direkt në tavanin e makinës dhe jo te viktima. Trupi i të ndjerit është gjetur i karbonizuar, por dukej qartë që kishte qenë në kurriz dhe një dorë e kishte mbajtur në pjesën e poshtme të kokës. Pra, një vdekje “e qetë, me vetëdije”.
Ndërkaq, xhami i majtë i makinës është gjetur si gjysmë i hapur dhe për këtë ekspertët mendojnë se ka shërbyer për t’i vënë flakën makinës. Të gjitha këto, mungesa e konflikteve me familjarë apo me persona të tretë, si edhe mesazhi i lamtumirës drejtuar djalit të vetëm, na çuan drejt version zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë”.
Orët e fundit
Duket sikur ka qenë një ditë e zakonshme për Isa Çopën, deri në vendimin e pazakontë të tij për të vrarë veten. Isa Çopa ka lënë punën rreth orës 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e në shtëpi, por ka kthyer për pak minuta të banesa e së motrës. Ka takuar mbesën, së cilës i ka kërkuar një bidon me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Në orën 17:30, ai ka pirë kafen e fundit me një koleg pune, pra oficer në SHIK, por që për arsye hetimore emri i tij nuk bëhet ende i ditur. Sipas dëshmisë së tij, Isa Çopa nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresive gjatë bisedës dhe ishin takuar thjesht për një kafe, pa ndonjë arsye konkrete. Më pas, ai është larguar dhe kronologjia vijon me një mesazh të tij dërguar djalit, në orën 18:30, që rezulton të jetë pak minuta pas takimit me kolegun.
Vendngjarja: Hetimi nis me vonesë
Vendi i ngjarjes është ruajtur gjatë gjithë natës duke u gdhirë e marta dhe vetëm në orën 8 të mëngjesit është bërë e mundur ardhja e ekspertëve nga Durrësi dhe më pas nga Tirana. Po në këtë orë ka nisur rrethimi i vendit me kordon, është transportuar ajo çfarë kishte mbetur nga makina e shkrumbuar, si dhe ka filluar marrja në pyetje e kolegëve, miqve dhe familjarëve. Sa i përket familjes, anëtarët e saj kanë deklaruar se kanë pasur një komunikim shumë të mirë me të ndjerin dhe nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti, duke e evidentuar atë si person larg alkoolit, sherreve, bixhozit apo edhe femrave. Ndërsa kur janë pyetur kolegët, disa prej tyre kanë theksuar se viktima kishte qenë i shqetësuar kohët e fundit për punën, pasi i ishte fiksuar se do ta pushonin.
Familja: Nuk është vetëvrarë
Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili u gjet i vdekur dje në zonën e Currilave në Durrës, po hetonte vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Informacioni jozyrtar është bërë i ditur dje nga burime të vendit të ngjarjes në Durrës, sipas të cilave, prej më se një muaji e gjysmë, 49-vjeçari Isa Çopa, me detyrë nëndrejtor i degës së SHISH-it në Durrës, veç të tjerave, ishte ngarkuar me mbledhjen e informacioneve për dosjen “Konomi”. Burimet e gazetës kanë thënë dje se viktima e djegies në makinën “Opel Corsa”, që ishte në pronësi të 49-vjeçarit, nuk ka qenë i vetmi në SHISH-in e Durrësit që po mblidhte të dhëna për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, porse ka qenë personi kyç në këtë “hetim” faktmbledhës dhe operativ.
Ndonëse një e dhënë e tillë është bërë e ditur jozyrtarisht nga kolegë të viktimës dhe nga punonjës të policisë, zyrtarët në Durrës dhe në Tiranë nuk e konfirmuan angazhimin e Isa Çopës në dosjen “Konomi”. Megjithatë, burimet zyrtare kanë njoftuar se menjëherë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbi bazën e një urdhri “nga lart”, degët e SHISH-it në Tiranë, Durrës dhe Vlorë ishin angazhuar maksimalisht për mbledhjen e informacioneve për atentatin. SHISH-i i Durrësit ishte angazhuar pasi gjyqtari Konomi ishte në konflikt të hapur për pronësinë e më se 300 hektarëve tokë në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe konfliktet kryesore i kishte pikërisht në Durrës.
Nga dëshmitë e të afërmve mësohet se kohët e fundit oficeri sekret 49-vjeçar ishte i shqetësuar dhe më i heshtur se zakonisht. Pak ditë më parë, ndoshta dy javë para se të gjendej i vdekur në makinën e tij në zonën e Currilave në Durrës, oficeri i SHISH-it i ishte shprehur vëllait të tij: “Do të të them një gjë shumë të rëndësishme, por jo tani”. Me kaq kishte mbetur ky komunikim mes vëllezërve Çopa, ndërsa zyrtari i SHISH-it në Durrës duket se ka marrë me vete gjithë sekretet, pasi në mesazhin e fundit që i dërgon djalit, nuk shpreh asgjë të dyshimtë. Zyrtarisht policia tha dje se në dosjen e saj ngjarja e ndodhur me 49-vjeçarin është klasifikuar si vetëvrasje.
Hetimi për ngjarjen
Krahas pistës së hetimeve në lidhje me shkaqet që kanë çuar në vrasjen apo vetëvrasjen e oficerit të SHISH-it, policia është duke hetuar edhe mekanizmin e ngjarjes. Hetimi duket se është dyzuar mes vrasjes dhe vetëvrasjes, ndonëse policia në deklarimet e saj paraprake flet për një vetëflijim të nxitur nga “shkaqe personale”. Nga dëshmitë e dhëna prej familjes ditën e djeshme, grupi i hetimit ka mbajtur shënim përjashtimin e vetëvrasjes dhe dyshimet për vrasje. Të afërmit janë shprehur për një fobi të 49-vjeçarit kohët e fundit për një shkarkim të mundshëm nga puna. Nga ana tjetër, po hetohet lyerja e automjetit nga jashtë me benzinë dhe vendosja e flakës, si dhe mënyra se si viktima është gjetur në ndenjësen e pasagjerit.
/Panorama/Start/
2011-10-26 10:29