Berisha: Fullani, Gjoni, Milo kandidatët për Guvernator
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha propozoi sot në mbledhjen e qeverisë, kandidaturat për kryetarin e Bankës së Shqipërisë.
Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni dhe Petraq Milos, janë tre kandidaturat.
Kryeministri Berisha u shpreh për kandidaturen e Fullanit: Ardian Fullani, bankier me eksperiencë të gjatë në sistemin bankar dhe drejtues i BSH në një nga kohët më të vështira për financat europiane dhe botërore është një nga kandidaturat.
Ndërsa sipas kreut të qeverisë kandidatura tjetër është ajo e Elisabeta Gjonit, drejtuese e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjoni sipas kreut Berisha ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në krijimin dhe drejtimin e këtij institucioni dhe në tërësi.
Petraq Milo është kandidatura e tretë, i cilësua nga kryeministri Berisha si një nga personalitetet e financave në Shqipëri.
Shkrime të tjera me interes: