Mitrovicë, Buhler-Kastrati: Situatë e qetë në veri
PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, vlerësoi sot në Mitrovicë se situata në veri është e qetë. "Sipas të dhënave nga policia, numri i rasteve kriminale në veri është në rënie”, - tha ai.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, priti në takim komandantin e KFOR-it, Buhler, me të cilin bisedoi për gjendjen e sigurisë në këtë komunë, me theks të veçantë për situatën në veri pas problemeve dhe reagimeve lidhur me rotacionin e komandantëve të stacioneve të policisë në komunat veriore.
Sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës, sa i përket problemeve dhe reagimeve pas vendimit për rotacionin e komandantëve të stacioneve të policisë në veri, Buhler tha se KFOR-i mbështet vendimin e marrë nga drejtoria e policisë. Ai tha se në çdo vend të Evropës për ndërrimin e pozitave në polici vendos drejtori i policisë.
Në anën tjetër, ata janë dakorduar që të organizojnë një vizitë të përbashkët në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit, skaj urës kryesore në veri të qytetit, në mënyrë që aty, sa më parë të nisë rindërtimi i saj. U tha se në atë vizitë do të ftohen edhe drejtuesit e bashkësisë islame dhe ata të UNMIK-ut.
(d.b/BalkanWeb)