Thaçi shmang çështjet e imunitetit të deputetëve
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për ruajtjen e raporteve të mira dhe miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës, në një konferencë të mbajtur sot për mediat, nuk ka dashur të flasë rreth çështjes së imunitetit të deputetëve që janë nën hetime dhe as për qëndrimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, por ka thënë se raportet me SHBA-të dhe BE-në duhet të ruhen si sytë e ballit.
Ai ka mohuar të ketë ndonjë letër nga ana e Kuvendit sa i përket çështjes së imunitetit të deputetëve, ndërkohë nuk ka dashur të komentojë as letrën e kryeparlamentarit Krasniqi, as deklaratat e ambasadorit amerikan Christopher Dell.
“Qeveria e rikonfirmoi, nuk ndërhyn në punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është në autoritetin e Kuvendit të Kosovës që të marrë vendimet përkatëse për çështje të caktuara, ndërsa qeveria është ekzekutivi dhe pushtetet janë të ndara, prandaj mos kërkoni nga unë sot që të komentoj deklaratat e askujt”,- ka thënë Thaçi.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi të martën ka paraqitur një letër para anëtarëve të kryesisë rreth çështjes së imunitetit, në të cilën thuhet se Kuvendi nuk mund të marrë veprime të tilla, por është qeveria ajo që e ka një të drejtë të tillë edhe me Kushtetutë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)