E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Raundi i ardhshëm i dialogut, në fund të korrikut

BEOGRAD- Raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të mbahet nga fundi i muajit korrik, ndërkohë që do të bisedohet edhe për energjinë elektrike, telekomunikacionin, kadastrën, si dhe për vulat doganore.

Këto deklarata i bëri shefi i ekipit të Beogradit Borisllav Stefanovic, pas një bisede që pati me ndërmjetësuesin e BE-së në dialog, Robert Cooper.

Stefanovic theksoi se Cooper është informuar për qëndrimet e palës serbe lidhur me çështjet që dëshirohen të zgjidhen me dialog, si dhe pozicionet e Serbisë lidhur me zgjidhjet që priten gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›