E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

BRUKSEL- Ministri kosovar i puneve te jashtme Enver Hoxhaj gjate nje vizte ne Bruksel, i kerkoi europarlamentareve te mos e lene Kosoven ne harrese.

Nëse brenda këtij viti ne nuk do të marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ky do të ishte mesazhi më negativ për qytetarët e Kosovës. Ne jemi qytetarët e vetëm në rajon që nuk kemi të drejtën e lëvizjes pa viza në Evropë. Do të ishte shumë keq nëse përçohet mesazhi se kosovarët janë popull i harruar. Prandaj, ne kërkojmë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në mënyrë që të vazhdojmë përmbushjen e standardeve evropiane”, ka thënë Hoxhaj, gjatë fjalimit para eurodeputetëve”,- deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj ka njoftuar anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së, edhe për proceset aktuale dhe progresin e vazhdueshëm në Kosovë.

“Ne jemi duke operuar si një ishull i izoluar nga rajoni dhe Evropa. Prandaj, kërkojmë ndihmën tuaj që sa më shpejt, brenda këtij viti, Republika e Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale, marrëdhënie tregtare me Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe dhe e drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar ministri kosovar.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe i është drejtuar me një fjalim Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›