Ramush Haradinaj, më 18 gusht për rigjykim
HAGE- Gjykimi i ri ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të luftës së UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, do të nisë më 18 gusht në Gjykatën e Hagës.
Ndërkohë mediat bëjnë me dije se një konferencë para-gjyqësore do të mbahet më 17 gusht.
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës hodhi poshtë lirimin e Haradinajt dhe Balaj në korrik të vitit 2010 dhe sqaroi se në gjykimin fillestar dëshmitarët janë frikësuar të japin deklaratat e tyre të lirë. Edhe gjykimi i Brahimajt do të përsëritet pjesërisht.
Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj akuzohen për krime kundër serbëve, shqiptarëve dhe romëve të Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)