Mitrovicë, Komiteti i Sigurisë: Kujdes nga reagimet serbe në Veri
PRISHTINË-Në takimin e sotëm të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të jenë të kujdesshme pas reagimeve nga pala serbe në veri lidhur me marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë.
"Qarqe të ndryshme në veri nuk janë të kënaqura nga këto marrëveshje dhe mund të tentojnë të tensionojnë situatën", ka thënë ai, sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës.
Komiteti i Sigurisë vlersoi se java e fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident serioz që do të ndikonte në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. "Strukturat e sigurisë e kanë menaxhuar mirë organizimin për ‘Vidovdan’ dhe nuk ka pasur eksese", tha nënkryetari i komunës.
Megjithate, ai ka thënë se banorët në veri ishin shqetësuar nga defilimet e motoristëve që kishin ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në "Vidovdan". "Numri i madh i motoristëve të ardhur nga Serbia në veri të Mitrovicës më 27 qershor dhe defilimi i tyre nëpër lagjet me popullatë të përzier kishte shqetësuar banorët joserbë që jetojnë atje”, është shprehur nënkryetari i komunës.
(d.b/BalkanWeb)