E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon në Prishtinë shkolla verore e BE-së 2011

PRISHTINË- Në Prishtinë filloi sot Shkolla Verore e BE-së 2011 që synon tu ofrojë studentëve të përzgjedhur nga Universiteti i Prishtinës njohuri elementare rreth procesit të integrimt të Kosovës në BE.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë bëri të ditur se, ky projekt do tu ofrojë pjesëmarrësve një pasqyrë të historikut institucional dhe politik të BE-së, duke iu referuar integrimit të ardhshëm të Kosovës në BE.

Në programin 5 ditor që do të mbahet prej 4 deri 8 korrik, do të ofrohen prezantime akademike/trajnuese, si dhe mundësi për diskutime dhe debate në lidhje me Kosovën dhe situatën aktuale të saj në lidhje me procesin e integrimit në BE.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›