E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Marrëveshja me Serbine europiane, BE e angazhuar ndaj Kosovës

BRUKSEL- Shefja e Diplomacisë Europiane Cethrin Ashton në një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin Thaci ka përshëndetur marrëveshjet e arritura të shtunën mes ekipit kosovar dhe atij serb, në raundin e pestë të dialogut Prishtinë-Beograd që u mbajt në Bruksel.

Marrëveshjet e arritura këtë të shtunë janë zgjidhje europiane për disa cështje të vështira, por të rëndësishme dhe dua të përgëzoj kryeministrin Thaci dhe zonjën Edita Tahirin si dhe palën serbe për lidershipin e tyre, kurajon dhe punën e madhe.

Më lejoni të theksoj se këto marrëveshje për lëvizjen e lire, regjistrat civil dhe diplomat jane te mira per te dyja palet. Ato nuk kërkojnë që palët të heqin dorë nga ndonjë gjë, por se të dyja palët përfitojnë shumë prej këtyre marrëveshjeve.”,- u shpreh Ashton.

Baronesha duke vlerësuar punën që organet kompetente po bëjnë në përmisimin e ligjeve në vend deklaroi se mesazhi i saj kryesor është se BE mbetet e angazhuar ndaj perspektivës europiane të Kosovës.

“Jam gjithashtu e lumtur të mësoj se një paketë e mirë ligjesh po përpunohet dhe së shpejti mund të miratohet në parlament. Pjesë e kësaj është edhe përmirësimi i sundimit të ligjit dhe inkurajoj kryeministrin Thaci të shfrytezojë punën e rëndësishme të EULEX-it, i cili është aty për të mbështetur Kosovën në fusha kyce si policia, drejtësia dhe doganat, por gjithashtu edhe të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, mesazhi im kryesor sot është që të theksoj angazhimin e BE-së ndaj perspektivës europiane të Kosovës”,- deklaroi shefja e Diplomacisë Europiane Cethrin Ashton.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në gjithë këtë proces që po kalon Kosova dhe rajoni, ndërkohë që theksoi se vendi po kalon një faë ë thellë të reformave me prespektivë europiane.

“Kosova po kalon në një fazë të thellë të reformave demokratike me perspektivë evropiane, reforma këto gjithëpërfshirëse edhe në legjislacion, ekonomi, por edhe në politikë dhe krijimin e një realiteti demokratik dhe multietnik. Dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Evropian. Mbi këtë parim ne jemi duke punuar me të gjitha vendet fqinje, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, por edhe me Serbinë”,- theksoi Kryeministri Thaçi.

THAÇI TAKON SOT BARONESHËN ASHTON
Ora 8:47 Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë punë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton, njofton Radio Europa e Lirë.

Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është jo formal. Thuhet se Ashton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës më BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinë dhe Beogradit.

Ndërsa nga kabineti i zonjës Ashton, thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime.

Zyrtarët e BE-së thonë se është koincidencë fakti, që vizita e Thaçit në Bruksel ralizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.
(m.a/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›