E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mbyten dy të rinj tek "Uji i Ftohtë"

Ekskursioni i djeshëm në Vlorë ka rezultuar fatal për dy të rinj nga Korça, të cilët janë mbytur tek "Uji i Ftohtë".
Elis Cene, 20 vjeç, dhe Kristi Andoni, 17 vjeç, kishin hyrë për t'u larë në det pa ditur, gjë që u ka kushtuar atyre jetën. Ata kishin shkuar së bashku me një grup shokësh nga Korça për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar.
Trupat e viktimave janë dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe më pas janë tërhequr nga familjarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›