E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, arrestohet një serb për vandalizëm

Mitrovice / Foto arkiv

Një i dyshuar i përkatësisë etnike serbe është arrestuar nga hetuesit rajonalë të policisë së Kosovës, mbi bazën e dyshimit për përfshirje të tij në vandalizmin e një pike kontrolli dhe dëmtimin e pronës së policisë së Kosovës në zonën e Tre rrokaqiejve në veri të Mitrovicës, gjatë muajit prill.

“I dyshuari është arrestuar sot në orët e mëngjesit në fshatin Suhadoll të Mitrovicës, ndërsa i njëjti është shoqëruar në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë arrestim, një grup prej 50 qytetarësh në veri të Mitrovicës ka bllokuar rrugën Kolashini, njoftojnë autoritetet e rendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›