E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të nisim negociatat për president nga PD-ja. Rama: Mos rrezikoni statusin për Topallin dhe Ristanin

Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi

Postimet e Ramës në "Tuiter"

Partia Demokratike ka bërë të ditur se është e gatshme të nisë negociatat për zgjedhjen e një presidenti në respekt të plotë të frymës dhe germës se ligjit themelor të vendit brenda afatave të parashikuara.

Por nga ana tjetër në deklaratë thuhet se kreu i PS-së po kërcënon të bojkotojë procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit për shkak se nuk pranon kandidaturë nga Partia Demokratike.

PD, gjithashtu kritikon edhe bllokimin e reformës zgjedhore që sipas saj bëhet për shkak se socialistët nuk pranojnë rekomandimet e ODIHR-it.

PD nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e z. Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre, thuhet në deklaratë.

Pas kësaj deklarate kreu i opozitës, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social Tuiter. Lideri socialist i bën thirrje mazhorancës që të mos rrezikojë statusin kandidat për në BE dhe zgjedhjet e ardhshme për shkak të insistimit për zgjedhur në krye të presidencës, Jozefina Topallin, dhe për të mbajtur në krye të KQZ-së, Arben Ristanin.

Ne duam një President për Shqipërinë. KM do një president për vete. Ne duam një figurë uniteti kombetar, KM do një noter partiak. Dallim i qartë. KM thotë Rama kërcënon me bllokim! E vërteta: Ne i kërkojmë KM të mos kërcënojë zgjedhjet e ardhshme duke rrezikuar statusin për Ristanin! KM thotë Rama kërcënon me bllokim! E vërteta: Ne i kërkojmë KM të mos kërcënojë Shqipërinë duke rrezikuar statusin e kandidatit për Jozefinën!, shprehet Rama. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›