Mitrovicë, kërkohet kthimi i ushtrisë e policisë serbe
MITROVICE-Gjatë takimit të Këshillave të katër komunave veriore të Kosovës në Zubin Potok, ku është shqyrtuar kërkesa e KFOR-it që të largohen barrikadat në Veri, strukturat paralele Serbe në këtë zonë të Mitrovicës, kanë kërkuar që gjendja në këtë pjese te vendit te kthehet siç ishte para 25 korrikut. S
Sipas burimeve të Kosovaress, struktuat paralele serbe kërkuan kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it, e më pas që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, ndërkohë që marrëveshjet e arritura deri tani të moszbatohen, pasi sipas tyre dëmtojnë interesat serbe”, kanë thënë burimet, duke shtuar se deputetët e pranishëm kanë insistuar po ashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se takimi është mbajtur jashtë vëmendjes së mediave, ndërsa krerët e strukturave paralele kanë shkuar menjëherë për t'u takuar me përfaqësuesit e KFOR-it, për t'i bërë ata me dije rreth qëndrimeve të këtij takimi. Kfori kishte lene te merkuren si diten vendimtare per marrjen e nje vendimi per barrikadat ne veri te Kosoves.
(d.b/BalkanWeb)