Serbet me dokumente te Kosoves

Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të Beogradit dhe drejtuesve ilegale të komunave veriore të Kosovës, drejtuar serbëve për të bojkotuar institucionet e shtetit të ri, ato shpesherë vazhdojnë të mos dëgjohen.
Madje, edhe qytetarët serbë të komunave veriore, si Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe ata të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, të ndodhur në një terren të bllokuar nga barrikadat që prej disa muajsh, nuk ngurrojnë të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës.
Në Lagjen e Boshnjakëve, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, vazhdon punën “Qendra për Shërbime Civile”. Që prej muajit gusht, deri në fund të tetorit, janë gjithsej 1 127 Veriu i KosovësMitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it Shkupi kundër ndarjes së KosovësIvanovic: Duam pavarësinë e veriut qytetarë të komunitetit serb që janë pajisur me letërnjoftim të Kosovës, në këtë zyre në Veri.
Blerim Camaj, funksionar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, deklaroi se deri më sot, muaji më i lartë i kërkesave për letërnjofime kosovare ka qenë gushti. “Pavarësisht barrikadave e tensioneve, serbët vazhdojnë të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Në gusht janë shpërndarë 636 letërnjofime, në shtator 342 dhe në tetor 149. Janë pajisur edhe 11 shtetas serbë me pasaporta. Situata e tensionuar dhe thirrjet e Beogradit nuk kanë ndikuar”.
Hapja e Zyrës së regjistrimit civil në lagjen e Boshnjakëve në fillim të korrikut 2010 ishte kundërshtuar nga një numër serbësh, të cilët ishin mbledhur në këtë lagj për të protestuar, ndërsa pati edhe shpërthime dhe të shtëna armësh.
Ajo që e ka bërë popullore këtë zyrë, ndryshe nga shumë organe të tjera të shtetit kosovar, është mbajtja sekret e identitetit të aplikantëve dhe kjo bëhet për shkaqe sigurie.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Samuel Zhbogar mund të emërohet shef i zyrës së BE
Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2013, deklaroi se të vetmet zgjedhje të domosdoshme për Kosovën janë ato parlamentare. Medvedev: Të shqyrtohet kërkesa e serbëve
Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse. Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.
Lajmet kryesore
Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor