E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: "Do mblidhet Këshilli i Imunitetit për Mediun"

 

Gjatë vizitës së saj në kishën ortodokse për festën e Pashkës kryetarja e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli foli për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-minstrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Topalli tha se për të vendosur për heqjen e imunitetit të Mediut do të mblidhet Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë, i cili mblidhet sipas rregullores. Sepse kjo është zgjidhja përnjë politikan me integritet dhe ky rast duhet të shërbejë që deputetët të mos i njohin vetes imunitetin, por të vendosin të heqin dorë prej tij'- u shpreh Topalli.

Ajo tha se me imunitetin e Mediut do të veprohet si me imunitetin e Lulëzim Bashës. Për të cilin u paraqit një raport nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, për tu paraqitur më pas në Paralament për t'u votuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›