Mitrovicë, protestojnë dhjetëra banorë
Mitrovicë -Edhe gjatë ditës së sotme, dhjetëra serbë kanë protestuar në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë. Ata kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti ka konfirmuar se forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, punimet për rindërtimin e shtëpive janë duke vazhduar.