E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: Shqiptarët s’përfaqësohen në institucione

Shkup -Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka kritikuar sot qeverinë e Maqedonisë, për bllokimin e përfaqësuesve shqiptarë në institucionet publike. Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu deklaroi se qeveria ka bllokuar Marrëveshjen e Ohrit. “Disa herë kemi kërkuar të dhëna për gjendjen reale të përfaqësimin e shqiptarëve, por asnjëherë nuk morëm përgjigje me shifra konkrete, por vetëm deklarime shterpe. Zëvendëskryeministri Ademi fshihet lidhur me këtë çështje, ndërsa edhe deputetët e BDI-së që janë pjesë e pushtetit bëjnë pyetje të njejta për përfaqësimit, për shkak se asgjë nuk ka lëvizur”, ka theksuar deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, duke shtuar se në konkursin e fundit për 40 vende për noterë, nuk është pranuar asnjë shqiptarë.

PDSH thotë se pas nëntë muaj që nga krijimi i koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI dhe nuk ka të dhëna lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore. Përgjigje të tillë, PDSH ka kërkuar edhe në seancën e posaçme parlamentare, por siç bëhet e ditur, Qeveria do të jap të dhënat nëpërmjet një shkrese zyrtare lidhur me përfaqësimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›