AAK: Qeveria nuk ka strategji për sigurinë
Prishtinë -Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruat sot se politika mosvepruese e Institucioneve të Kosovës është në shpërputhje dramatike me rreziqet e klasifikuara qartë dhe saktë në Raportin e Departamentit të Shtetit. "Për shkak të mospunës së institucioneve aktuale, nuk ka të përcaktuar ende se cilat janë kërcënimet për ekzistencën dhe funksionalitetin e tij, sikurse nuk ka përcaktuar as masat se si duhet kundërvënë këtyre kërcënimeve"-thuhet në një deklaratë nga kjo parti.
Sipas AAK-së, strategjia e sigurisë është një instrument i fokusimit afatgjatë që ndihmon në drejtimin e ambientit të ardhshëm - është vendosja e mjeteve në dispozicion për të siguruar përfundimet e dëshiruara dhe kërkuara.