E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja nga sherri mes të rinjve, prangoset një autor

TIRANE-Policia e Tiranës prangosi sot një prej autorëve të ngjarjes së të mërkurës në kryeqytet ku humb i jetën një 26 vjecar dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

Efektivët kanë arrestuar shtetasin Artan Shaku dhe sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës bëhet e ditur se ai u kap pranë doganës së Tiranës pas mesnatës, në tentativë për t’u larguar nga kryeqyeti. Policia thote se është në kërkim dhe të dy personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në krim.
Ngjarja e rende eshte shenuar dje rreth ores 21.15 minuta pranë zonës së Selitës, ku një grup të rinjsh nga komuniteti rom janë grindur me njëri-tjetrin, për motive ende të paqarta.
Nga ngjarja ka mbetur i vrarë me armë zjarri, 26 vjecari Arjan Mejdani nga komuniteti rom, ndërsa janë plagosur rëndë Sajmir Mejdani dhe Besnik Muharremi. Mësohet se dy të rinjtë jane derguar ne Spitalin ushtarak ku Muharremi po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagëve të marra.
Duket se sherri ka nisur në një hyrje pallati në dalje të Tiranës, pranë pallatit me shigjeta dhe më pas ka vijuar në rrugica të zonës për të përfunduar me vrasjen e 26 vjecarit tek rruga 'Pandeli Cale', në Selitë. Policia në vendgjarje ka administruar provat si dhe kane marre ne pyetje dëshmitarët okulare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›