Mitrovicë, serbët kundër kthimit të shqiptarëve në gjykata
MITROVICË- Punonjësit e ministrisë së Drejtësisë së Serbisë kanë protestuar sot në pjesën veriore të Mitrovisës, për shkak të paralajmërimeve se në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, do të fillojnë punën edhe institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti, ata kanë kundërshtuar paralajmërimet për marrjen e këtyre gjykatave nga institucionet e Kosovës, si dhe kthimin e gjykatësve shqiptarë në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Koha bën me dije se në protestën një orëshe ishin afro 200 punëtorë të gjykatave të ndryshme të Serbisë.
Zyrtarët serb deklaruan se rendi juridik në Kosovë është i rregulluar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë protestë raportohet se nuk është shënuar asnjë incident, ndërkohë që policia e Kosovës ka qenë në gatishmëri.
(e.m/BalkaWeb)