Tensionohet Mitrovica, serbëtsulmojnë policinë kosovare
Të tjera rreth shkrimit VIDEO- Shpërthim, Vdes shqiptari, 4 fëmijë të plagosur
MITROVICE- Tensionohet situata në Mitrovicë, një ditë pas shpërthimit në një banese ku mbeti i vrarë një shqiptar, dhe u plagosë 4 fëmijët e tij. Qindra serbë me uniforma policie dhe të maskuar kanë bllokuar lagjen “Tre rrokaqiejtë” madje sipas dëshmitarëve kanë thyer xhamat e banesave të shqiptarëve dhe nuk kanë hequr një pikë stacioni të policisë të vendosur aty një ditë më parë. Mediat raportojnë gjithashtu së është marrë peng një polic, i cili më vonë është lënë i lirë.
Policia e Kosovës, në përputhje me urdhrin e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, kishte vendosur sot disa pika statike të policisë në pjesët neuralgjike të pjesës veriore të Mitrovicës. Pika të tilla kontrolli u vendosën jo vetëm te “Tre rrokaqiejt”, por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Sic raporton korrespondeti i shqiptarja.com ne Mitrovicem grupe serbësh i kanë shkatërruar ato duke marrë vetë kontrollin, ndërsa policët e Kosovës tashmë janë larguar.
Pavarësisht tensionimit të situatës deri tani nuk raportohet për të lënduar.