E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shtohet prania e KFOR-it e policisë

Mitrovica

Ushtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, te “Tre rrokaqiejt”, ku një javë më parë, në një sulm terrorist, u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën katër anëtarët e familjes së tij.

Prania e shtuar vërehet që nga e shtuna. KFOR-i ka stacionuar tre xhipa ushtarakë me ushtarë portugezë, ndërsa vazhdimisht patrullojnë edhe pjesëtarë të PK-së.

Hetimin për rastin e aktit terrorist të kryer me eksploziv plastik po e udhëheqin Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Deri tani, përveç informatës për shfrytëzimin e eksplozivit plastik, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera të hetimeve rreth këtij rasti. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›