Mitrovicë, sulmohen tre serbë në veri

Njëri prej viktimave është dërguar në shtëpinë e shëndetit në veri të Mitrovicës pasi policia mberriti ne vendngjarje. Sipas raportit mjekësor, i plagosuri ka disa lendime te lehta. Serbet treguan per policine se u sulmuan papritur nga te rinjte shqiptare, pa ndonjë pretekst te dukshem. Me pas te rinjte shqiptare kane kaluar lumin Iber dhe jane drejtuar ne jug te Mitrovices. Si rezultat i një bashkëveprimi operativ në mes të njësive policore stacionit veri dhe të sektorit të operativës në drejtorinë rajonale në Mitrovicë, tre persona të dyshuar, të përkatësisë etnike shqiptare, të moshës 19, 21 dhe 23 vjeç, janë identifikuar dhe arrestuar lidhur me rastin.
Ata janë liruar pas deklaratave të dhëna në polici. Rrethanat e këtij rasti me motiv të urrejtjes ndëretnike, janë duke u hetuar nga hetuesit policor të stacionit veri në Mitrovicë.