E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe vota e përgjithshme e parakohshme. Favorite Partia e Popullit për Demokraci

Holandë

Holandezët kanë votuar dje në një zgjedhje të parakohshme të dominuara nga çështjet e ekonomisë dhe të reduktimeve të shpenzimeve buxhetore. Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci e cila ka premtuar reduktime të mëdha në shpenzimet publike po kryeson zgjedhjet. Sipas sondazheve të fundit ka pasur mbështetje jo të pakët edhe për të djathtën ekstreme dhe anti-emigracion si për Partinë e Lirisë të drejtuar nga Geert Wilders. Zgjedhjet, që janë të katërtat që nga viti 2002 janë thirrur pas rënies së qeverisë në lidhje me misionin holandez në Afganistan. Partneri i ri i koalicionit Partia Laburiste u tërhoq nga koalicioni, pasi refuzoi që të zgjaste kontributin e vendit në forcën e NATO-s sikundër donte ish-kryeministri Jan Peter Balkenende. Për këtë shkak, trupat holandezë pritet që të largohen nga Afganistani në muajin gusht. Analistët politikë thonë se votuesit janë të lodhur me partinë e ish-kryeministrit atë kristiandemokrate dhe Partia për Liritë e Popullit është favoritja që të bëhet partia më e madhe dhe fituese e votës së djeshme parlamentare. Kjo parti drejtohet nga Mark Rrutte dhe ka kërkuar frekuentime të shpenzimeve buxhetore, si dhe të përfitimeve për emigrantët. Holanda është vendi i parë që ka ndërmarrë zgjedhje të përgjithshme nga vendet e Eurozonës që pas fillimit të trazirave financiare për shkak të deficiteve buxhetore. Ekonomia holandeze është kontraktuar gjatë krizës financiare, por vendimi doli nga periudha e recesionit një vit më parë. Sipas sondazheve të opinionit publik, Paria e Lirisë mund të fitojë 36 vende në Parlamentin me 150 vende. Me një rezultat të tillë asaj do t’i duhet që të krijojë një koalicion për të krijuar qeverinë me të paktën njërën nga partitë më të mëdha të tjera në mënyrë që të ketë shumicën prej 76 vendesh. Lideri i saj ka deklaruar se do të kërkojë që shumë shpejt të ketë një qeveri për vendin dhe jo më vonë se 1 korriku.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›