Totozani: Ndryshoni HimninAkademiku Qosja: S'preket
TIRANE - Në fakt, kjo është ende vetëm një ide e “Avokatit të Popullit” që ai ende nuk ia ka paraqitur ndonjë institucioni. Por Igli Totozani, ka deklaruar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ku ka qenë i ftuar të enjten në darkë, se përfshirja edhe e grave në
himnin kombëtar, i cili është shkruar nga Asdreni më 1908, do të ishte një sinjal pozitiv për barazinë gjinore. Si një “Avokat” në mbrojtje të të drejtave të çdo grupimi shoqëror, ai ka deklaruar se nuk janë të pakta heroinat shqiptare dhe as gratë që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme që Shqipëria të ecë përpara.
Por nuk është i të njëjtës mendje akademiku Rexhep Qosja, sipas të cilit nuk mund të ndërhyet në Himnin Kombëtar. Nga ana tjetër ka mjaft hapësira për të respektuar të drejtat e gruas, ka shpjeguar ai në një intervistë telefonike për “Shqiptarja.com” botuar në numrin e sotëm të gazetës. Ndryshimi i himnit, sipas tij, do të cenonte rëndë momentin historik, të vërtetë, traditën.
(Reagimin e ashpër të prof. Qoses, atë të Kristo Frashërit, Vaso Toles dhe Luan Omarit mund t'i lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com.)
(im/shqiptarja.com)