E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX dënonsulmin ndaj deputetit

PRISHTINE- Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEx, ka dënuar sulmin kundër anëtarit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic.

“EULEX-i kërkon kthimin e qetësisë dhe fton për sjellje me përgjegjësi nga të gjitha palët”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Mëtutje, EULEX thekson se “përdorimi i dhunës është tërësisht i papranueshëm”, duke shtuar se ky mision e “mbështet policinë e Kosovës në hetimet e saj për gjetjen e autorit ose autorëve të sulmit tragjik të së premtes dhe atij me të shtëna sot”.

Misioni konsideron se “spekulimet se çfarë mund të jenë konkludimet e këtyre hetimeve, nuk janë të dobishme”.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›