E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dhe EULEX dënojnë sulmin ndaj deputetit Miletiç

“Sulmi ndaj z. Petar Miletiç, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe drejtues i Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës, është një akt i shëmtuar kriminal, i cili drejtohet drejtpërdrejt kundër paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe të ardhmes së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në deklaratën e Presidentit Sejdiu.

“Angazhimi këmbëngulës i deputetit Miletiç për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie e besimi, për tolerancë, për bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të gjithëve njerëzve të vullnetit të mirë ka bërë që ai të ketë respektin e qytetarëve anekënd Kosovës, por jo edhe të atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji”, shtoi Presidenti Sejdiu.

nga ana tjetër, edhe EULEX dënoi fuqishëm plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq. “EULEX kërkon kthimin e qetësisë dhe bën thirrje për sjellje të përgjegjshme nga të gjitha palët. Përdorimi i dhunës është plotësisht i papranueshëm. EULEX do të mbështes Policinë e Kosovës në hetimet e tyre në gjetjen e autorëve të ngjarjes tragjike të së premtes dhe plagosjen e deputetit. Spekulimet se cilat mund të jenë rezultatet e këtyre hetimeve janë të padobishme. Në çdo hetim kriminal, dëshmitë duhet të grumbullohet dhe të kontrollohen nga hetuesit dhe prokurorët me saktësi maksime para se jepet ndonjë përfundim”, deklaroi, Karim Limdal, zëdhënëse e EULEX-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›