Maqedoni, policiasekuestron 1 kg heroinë
SHKUP- Nëpunësit doganorë të Maqedonisë nga vendkalimi kufitar Bllacë, penguan kalimin kontrabandë të një kilogrami heroinë, të fshehur mes sediljeve të një autobusi, pronë e një ndërmarrje nga Struga, njoftoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë.
Autobusi, ka qarkulluar në itinerarin Prishtinë-Bllacë-Shkup-Strugë, i drejtuar nga personi me iniciale I.E. nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të autobusit, në dyshemenë mes sediljeve, nëpunësit doganorë kanë gjetur dy paketime me 1 015 gramë heroinë.
Pas sekuestrimit, prokuroria maqedonase ngriti padi penale kundër një shtetasi të Maqedonisë dhe një të Kosovës për shkak të dyshimeve për prodhim të paautorizuar të drogave narkotike.
(e.n/ata/BalkanWeb)