E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Sulmindaj Miletic synonpengimin e dialogut

BEOGRAD- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, vlerësoi se sulmin e sotëm të armatosur kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletic, e kanë nxitur ekstremistët, qëllim i të cilëve është frikësimi i qytetarëve dhe pengim i dialogut, me të cilin do të sigurohej paqe e vazhdueshme në Kosovë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bogdanovic kërkoi që “pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të zbardhin sa më shpejt sulmet kundër qytetarëve në Mitrovicën Veriore dhe kriminelët t’i dërgojnë para drejtësisë”.

Ministri Bogdanovic ka theksuar se organizatat ndërkombëtare duhet ta kuptojnë se me imponim të vendimeve të njëanshme nuk mund ta ndryshojnë realitetin në Kosovë, veçanërisht, pasi, sipas tij, këto vendime janë të drejtuara kundër stabilitetit dhe paqes dhe kanë për qëllim frikësimin e popullatës serbe në Kosovë.

“I ftoj qyetarët që të mos provokohen dhe të mos përgjigjen ndaj dhunës, pasi dhuna u përgjigjet vetëm separatisëtve shqiptarë”, tha Goran Bogdanovic.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›