E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney fiton edhe Illinoisin

Ish-guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, ka fituar në votimet për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në shtetin Illinois.

Pas pothuajse të gjitha fletëvotimeve të numëruara, ai ka fituar 47 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-senatori nga Pensilvania, Rick Santorum, ka marrë afro 35 për qind.

Kongresisti nga Teksasi, Ron Paul, ka fituar 9 për qind, ndërsa ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Newt Gingrich, në Ilinois ka marrë 8 për qind të votave.

Me këtë fitore, Romney e ka bërë edhe një hap tejet të rëndësishëm drejt sigurimit të nominimit të Partisë Republikane për tu ballafaquar me Barack Obamën, në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Por rivalët e Romneyt, e veçanërisht, Rick Santorum, kanë fituar në disa shtete dhe e mbajnë garën ende të paqartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›