E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida, përgjegjëse për sulmet në Irak

Dega irakiane e Al Qaidës ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve që kanë tronditur Irakun të martën.

Grupi, i cili e quan veten Shteti Islamik i Irakut, ka pohuar përgjegjësinë në ueb-faqen e tij.

Në deklaratën e postuar thuhet se sulmet “kishin për qëllim të tregojnë dobësinë e planit të qeverisë për të siguruar Samitin e Ligës Arabe”, që do të zërë vend javën e ardhshme në Bagdad.

Samiti i 29 marsit është i pari që zhvillohet në Irak, në më shumë se 20 vjet.

Sulmet e së martës, që kanë goditur Bagdadin, Qerbelanë, Kirkukun dhe qytete të tjera, kanë lënë rreth 50 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›