E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipas avokatit, nuk ka dëshmi kundër Robert Bales

Avokati që përfaqëson ushtarin amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë në shtëpitë e tyre, ka thënë se nuk ka dëshmi për të fajësuar klientin e tij.

Avokati John Henry Browne tha se nuk kishte asnjë dëshmi mjeko-ligjore kundër rreshterit të shtabit, Robert Bales.

Ai gjithashtu hodhi poshtë raportet që sugjeronin se Rreshteri Bales, 38-vjeç, kishte probleme financiare dhe i quajti të parëndësishme për rastin.

Bales po mbahet në një qendër ushtarake paraburgimi, ku po pret përballjen me akuzat, që pritet të ngritën gjatë kësaj jave.

Vrasjet kanë dëmtuar marrëdhëniet amerikane me Kabulin dhe çoi në thirrjet e NATO-s për të përshpejtuar tërheqjen e planifikuar të trupave nga Afganistani.

Rreshteri Bales mbetet deri tani i vetmi i dyshuar për vrasjet, pavarësisht thirrjeve të përsëritura afgane, që në ngjarje ishte i përfshirë më shumë se një amerikan.

Browne tha se ai ka në plan të udhëtojë për në Afganistan për të mbledhur dëshmitë e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›